Kylian Mbappe të hënën në mbrëmje u zyrtarizua te Real Madridi, diçka që u përfol për një kohë shumë të gjatë, por që u bë publike vetëm në këtë fillim jave.
Në lidhje me transferimin e tij ka reaguar edhe ish-ylli i Real Madridit, Cristiano Ronaldo, i cili është idol i Mbappes.
“I emocionuar për të parë duke e ndezur Bernabeun… Hala Madrid”, është komenti që Ronaldo ka bërë në postimin e Mbappes.

Sulmuesi francez në këtë postim të bërë menjëherë pas zyrtarizimit nga Reali, ka shkruar duke thënë që ka realizuar njërën nga ëndrrat.



