Ronaldo Nazario da Lima vlerësohet ndër futbollistët më të mirë në historinë e këtij sporti. Së fundi, braziliani ka ka zgjedhur një formacion me 11-të lojtarët që beson se ishin më të mirët në histori në pozitat e tyre.
Ish-sulmuesi brazilian ka shkëlqyer me fanellën e Kombëtares së Brazilit, por edhe me Barcelonën, Interin dhe Real Madridin.
Ai ka shënuar shumë gola, ka fituar shumë trofe, ndërsa driblimet e tij i kanë fituar zemrat e shumë tifozëve të futbollit.
Respekti dhe dashuria për të kanë bërë që Ronaldo edhe sot të jetë aktual dhe pjesë e mediave dhe intervistave.
Së fundmi, ‘Fenomeni’ ka bërë një intervistë për Daily Mail, ku i është kërkuar ta përpilojë një formacion më të mirë në histori.
Sulmuesi legjendar ka kompletuar një 11-she që asnjë skuadër në botë nuk do të mund ta mposhtte.
Formacioni i Ronaldos: Buffon, Cafu, Maldini, Cannavaro, Carlos, Pele, Maradona, Zidane, Messi, Ronaldo, Cristiano Ronaldo.