Valentino Rossi dhe VR46 Racing Team po kërkojnë një zëvendësues për Fabio Di Giannantonion, i cili do të largohet në fund të sezonit për t’iu bashkuar KTM.
Ekipi tashmë ka konfirmuar ardhjen e Fermin Aldeguer nga Gresini, por Rossi dëshiron që piloti tjetër të jetë italian, pasi VR46 ka garuar deri tani vetëm me pilotë italianë.
Kandidatët kryesorë janë Luca Marini, që mund të mbetet pa vend te Honda, Nicolo Bulega, i cili po dominon World Superbike me Ducati, dhe Celestino Vietti nga Moto2.
Rossi tha se vendimi do të varet nga forma e pilotëve në garat e ardhshme: “Kush tregon rezultatet më të mira do të jetë favorit”.



