Rovanpera mban testin e parë drejt kalimit në Formula 1
R

Rovanpera mban testin e parë drejt kalimit në Formula 1

Dy herë kampioni botëror në rally, Kalle Rovanpera, ka përfunduar testin e tij të parë me një makinë Formula 2 të përgatitur nga ekipi Hitech me logon e Toyotas, ndërsa përgatitet për kalimin në garat e pistës vitin e ardhshëm.

25-vjeçari finlandez do të garojë në serinë japoneze Super Formula në 2026, me synimin që në 2027 të kalojë në Formula 2, dhe në të ardhmen në Formula 1.

“Testi i parë në F2 u krye! Jam i lumtur me rezultatet, fituam përvojë të vlefshme dhe ndjeva makinën siç duhet”, tha Rovanpera.

Ai zgjodhi Super Formula pasi është më e shpejtë se Formula 3 dhe i jep më shumë mundësi për testime, duke e cilësuar këtë si hapin ideal për fillimin e karrierës në pistë.

TË FUNDIT