Rrahje në Mitrovicë të Veriut pas një mosmarrëveshjeje në komunikacion
R

Rrahje në Mitrovicë të Veriut pas një mosmarrëveshjeje në komunikacion

Një person është arrestuar në Mitrovicën e Veriut pasi që i njëjti pas një mosmarrëveshje në komunikacion, ka sulmuar fizikisht babë e bir në veturë.

Rastin për Klankosova.tv e ka konfirmuar shefi i planifikimit në kuadër të Operativës Rajonale Mitrovicë Veri, Erduan Baliqi, i cili njoftoi se i dyshuari dhe viktimat kanë kërkuar tretman mjekësor, përcjell AutoPortali.

“Policia ka reaguar menjëherë, i dyshuari është dërguar në stacioni, derisa hetimet për të sqaruar rrethanat e incidentit po vazhdojnë”, ka thënë Baliqi.

TË FUNDIT