Inter ka barazuar 1:1 me Napolin në kryendeshjen e fundjavës që shkoi në kampionatin italian.
Titullar nga minuta e parë në këtë përballje ishte edhe Amir Rrahmani, që pati paraqitje mjaft të mirë. Mbrojtësi shqiptar ka shfaqur edhe nervozën e tij. Kapiteni i Përfaqësueses së Kosovës i ka larguar topin sulmuesit Marcus Thuram në zonën e rreptësisë, por francezi u rrëzua përtokë duke pretenduar për një 11 metërsh.
Qua Rrahmani ha gasato tanto pic.twitter.com/rFFrGjxXn8
— 𝐌𝐚𝐫𝐤 ⚽️ (@xMarkness__) March 17, 2024
Rrahmani ka reaguar përnjëherë, teksa e ka rrokullisur me duar në anën tjetër. Më pas është përpjekur për të ngritur me forcë, duke shfryrë edhe fraza pakënaqësie drejt sulmuesit të Interit. Një nervozizëm i panevojshëm, që mund të merrte ndëshkimin e gjyqtarit të ndeshjes.