Rrezik i lartë në Drenovë, zjarri afrohet te puset e naftës
R

Rrezik i lartë në Drenovë, zjarri afrohet te puset e naftës

Zjarri në zonën e Drenovës në Mallakastër vijon të jetë një sfidë e madhe për shërbimet zjarrfikëse, ndërsa situata po përkeqësohet nga tymi i dendur që po pengon punën në terren.

Forcat zjarrfikëse po hasin vështirësi në qasjen dhe shuarjen e flakëve, pasi tymi i rënduar ndikon në dukshmëri dhe sigurinë e punonjësve, raporton Balkanweb, transmeton AutoPortali.

Situata bëhet edhe më shqetësuese pasi flakët janë afruar shumë pranë puseve të naftës, duke rritur rrezikun për një katastrofë më të madhe.

Pritet ndërhyrja e menjëhershme nga ajri me mjete të specializuara për të vendosur nën kontroll këtë vatër kritike dhe për të parandaluar përhapjen e mëtejshme të zjarrit në zona të ndjeshme industriale dhe të banuara.

TË FUNDIT