Në tremujorin e parë të vitit 2025, numri i mjeteve rrugore në qarkullim në territorin e Shqipërisë arriti në 976916, duke shënuar një rritje prej 10,1%, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.
Autoveturat përbëjnë pjesën më të madhe të flotës me 80,8%, të ndjekura nga mjetet për transport të përzier me 6% dhe motorët me 5,8%.
Tirana vijon të jetë qarku me përqendrimin më të lartë të mjeteve, duke përfshirë 34,7% të totalit në qarkullim, ndërsa Durrësi renditet i dyti me 13,5%.
Në anën tjetër, Gjirokastra dhe Kukësi kanë numrin më të ulët të mjeteve me përkatësisht 2,2 dhe 2,4%.
Gjatë kësaj periudhe janë regjistruar për herë të parë 20319 mjete, nga të cilat 82% ishin autovetura, me Tiranën që mban vendin e parë edhe në regjistrimet e reja, duke përfaqësuar 40% të tyre.
Megjithëse numri total i mjeteve është rritur, regjistrimet e reja kanë shënuar një rënie prej 4,4% krahasuar me tremujorin e parë të vitit 2024.
Sa i përket markave të mjeteve të regjistruara rishtazi, Volkswagen kryeson me 20% të totalit, i ndjekur nga Mercedes Benz me 19%.