Piloti i Mercedes-AMG Petronas Formula One Team tha se disa pilotë patën start të dobët për shkak të një rregulli të FIA që kufizon rikuperimin e energjisë gjatë xhiros së ngrohjes. Sipas tij, pilotët që nisnin nga pjesa e përparme e gridit e konsumonin baterinë gjatë startit provë dhe kështu kishin më pak energji në fillimin e garës.
Kjo krijoi dallime të mëdha në shpejtësi në sekondat e para dhe pothuajse shkaktoi një përplasje mes Franco Colapinto dhe Liam Lawson.
Edhe piloti i Red Bull Racing, Max Verstappen, tha se starti me bateri pothuajse të zbrazët është i rrezikshëm dhe duhet gjetur një zgjidhje.
Russell shtoi se FIA kishte propozuar ndryshime në rregull, por disa ekipe që kishin start të mirë votuan kundër. Ai theksoi se ekipet dhe pilotët po mësojnë ende me rregullat e reja dhe se duhet të pritet disa gara përpara se të merren vendime për ndryshime



