Sancho tashmë e ka realizuar ëndrrën e tij
S

Sancho tashmë e ka realizuar ëndrrën e tij

I rikthyer në janar të këtij viti, sulmuesi anglez Jadon Sancho ka qenë një nga protagonistët kryesorë te Borussia Dortmund. Skuadra gjermane do të luajë të shtunën finalen e Champions League ndaj Real Madrid në “Wembley”.

Sancho është gati për finalen dhe faktin se do të sfidojnë “Los Blancos” që e kanë fituar 14 herë këtë turne.

“Si fëmijë, gjithmonë ëndërroni të luani këto ndeshje”, tha anësori anglez për TNT Sports.

“Këto janë ndeshjet që më pëlqejnë më shumë. Do të jetë një ndeshje e madhe. Për mua është një ëndërr e realizuar dhe të luash kundër Real Madridit e bën gjithçka edhe më mirë”, u shpreh Sancho.

“Real Madrid? Historia e tij flet vetë. Unë kam miq të mirë atje si Vinícius Júnior dhe Jude Bellingham. Ne folëm pas ndeshjes kundër Bayern, u thashë se do të shihemi në finale”, u shpreh Jadon Sancho.

TË FUNDIT