Një aksident rrugor me lëndime trupore është regjistruar mëngjesin e kësaj të mërkure në Shqipëri.
I lënduar ka mbetur një turist belg në aksin rrugor Sarandë-Ksamil në vendin që quhet Hidrovori, përcjell AutoPortali.
Turisti ka humbur kontrollin dhe për rrjedhojë është përplasur me barrierat mbrojtëse të rrugës, shkruan Abcnews.
Paraprakisht raportohet se si pasojë e përplasjes 28-vjeçari ka thyer këmbët. Menjëherë turisti nga Belgjika është dërguar në spitalin e Sarandës.
Nga testi i kryer nga shërbimet e Qarkullimit Rrugor të Sarandës rezulton se 28-vjeçari belg, që është me pushime të sezonit në Sarandë, ishte në gjendje të dehu./AutoPortali




