Sezoni turistik rëndon qarkullimin në Lezhë, bashkia premton masa konkrete
S

Sezoni turistik rëndon qarkullimin në Lezhë, bashkia premton masa konkrete

Trafiku i rënduar mbetet një nga sfidat kryesore për Lezhën, si në rrugët kombëtare dhe brenda qytetit.

Bashkia po synon të ndryshojë drejtimin e qarkullimit në disa rrugë dhe vendosjen e sinjalistikës së re, shkruan Abcnews, transmeton AutoPortali.

Paralelisht do të rioorganizohet dhe policia bashkiake me qëllim reagimin më të shpejtë të situatave problematike.

Por zgjidhje përfundimtare trafikut sipas nënkryetarit të bashkisë do ti japë përfundimi I dy projekteve.

Gjatë sezonit turistik Lezha përballet me një fluks të shtuar automjetesh. Lëvizjet shtohen dhe si pasojë e udhëtimeve drejt plazheve të Tales, Shëngjinit dhe Velipojës. /AutoPortali

TË FUNDIT