Dy shoferë kamionësh janë parë duke lëvizur në mënyrë të rrezikshme në autostradën që lidh Ferizajn me Prishtinën, duke vënë në rrezik sigurinë e pjesëmarrësve të tjerë në komunikacion.
Sipas dëshmitarëve, kamionët kanë lëvizur paralelisht për një distancë të gjatë, duke bllokuar qarkullimin dhe duke shkaktuar rrezik për aksidente.
Drejtuesit e automjeteve që gjendeshin pas tyre janë detyruar të frenojnë dhe të shmangin manovra të rrezikshme, ndërsa disa prej tyre kanë raportuar rastin te autoritetet përkatëse.
Autoritetet e trafikut janë të thirrura të reagojnë me masa konkrete për të parandaluar sjellje të tilla të papërgjegjshme dhe për të garantuar sigurinë në autostradat e vendit./AutoPortali/




