Shoferët e kapur “mat” në autostradë, njërit i merret patenta për 12 muaj
S

Shoferët e kapur “mat” në autostradë, njërit i merret patenta për 12 muaj

Njësia për Kontroll të Autostradave e Policisë së Kosovës ka ndërmarrë masa ndëshkuese ndaj disa shoferëve të automjeteve të rënda, pas publikimit të një video-incizimi në rrjetet sociale ku shihen duke lëvizur në mënyrë të parregullt në autostradë.

Pas analizimit të pamjeve, njësia policore ka identifikuar dy shoferë kamionësh. Njëri prej tyre është gjobitur me 60 euro për mosmbajtje të distancës anësore të sigurisë gjatë tejkalimit, ndërsa tjetri është ndëshkuar më rëndë për lëvizje në shiritin emergjent, një shkelje serioze e rregullave të qarkullimit rrugor, shkruan AutoPortali.

Ky i fundit është gjobitur me 300 euro, i janë shkaktuar 3 pikë negative në patentë dhe i është ndaluar drejtimi i mjetit me veprim motorik për 12 muaj.

TË FUNDIT