Në Nyon të Zvicrës është hedhur shorti për ndeshjet çerekfinale të Ligës sëKampionëve.
Pa e vënë në dyshim cilësinë dhe rivalitetin që pritet në ndeshjet tjera, ballafaqimi ndërmjet Real Madridit dhe Manchester Cityt sigurisht që do të jetë kryendeshja e kësaj faze.
Kampioni i 14 fishtë dhe kampioni aktual edhe para fillimit të garës shiheshin si favoritë, por përballja ndërmjet tyre do të ndodhë më herët dhe llgaritet si finale para finales.
Arsenal – Bayern Munich dhe Paris Saint Germain – Barcelona po ashtu janë ndeshje që priten me interesim të madh, ndërsa paksa nën “hijen” e tyre shihet ajo mes Atletico Madrid-Borussia Dortmund.
Ndeshjet e para çerekfinale do të zhvillohen më 9 e 10 prill, ndërsa ato të kthimit me 16 e 17 prill.
Gjysmëfinalet luhen më 30 prill e 1 maj (ndeshjet e para) dhe më 7 e 8 maj ato të kthimit.
Ndeshja finale zhvillohet më 1 qershor në “Wembley” të Londrës.
Çiftet çerekfinale të Ligës së Kampionëve:
Arsenal – Bayern Munich
Atletico Madrid – Borussia Dortmund
Real Madrid – Man City
Paris Saint-Germain – Barcelona