Çerekfinalja e Ligës së Kampionëve, kush me kë mund të takohet
Ç

Çerekfinalja e Ligës së Kampionëve, kush me kë mund të takohet

Gara në Ligën e Kampionëve ka hyrë në fazën “e nxehtë” dhe tashmë dihen tetë skuadrat çerekfinaliste, me Atletico Madrid, Borussia Dortmund, Manchester City, Real Madrid, Barcelona, PSG dhe Arsenal, që siguruan “biletën” për këtë fazë.

Shorti i çerekfinaleve do të hidhet ditën e premte më datë 15 mars, në orën 12:00, në Nyon të Zvicrës.

Në këtë fazë, mund të takohen skuadrat e të njëjtit shtet, pasi shorti është i hapur. Gjithashtu edhe skuadrat që janë ndeshur njëherë së bashku në fazën e grupeve, do të mund të ndeshjen në çerekfinale.

Ndeshjet e para çerekfinale do të luhen më 9 dhe 10 prill, ndërsa ato të kthimit më 16 dhe 17 prill. Ndeshjet e para gjysmëfinale do të luhen më 30 prill dhe 1 maj, ndërsa ato të kthimit më 7 dhe 8 maj.

TË FUNDIT