Shqipëria përfundon aventurën, paraqitja ishte e shkëlqyeshme
S

Shqipëria përfundon aventurën, paraqitja ishte e shkëlqyeshme

Shqipëria nuk ia doli të kualifikohet në një të tetën e finales të Kampionatit Evropian, pasi në ndeshjen e tretë të fazës së grupeve pësoi humbje nga Spanja me rezultat 0:1. Por kuqezinjtë mund të largohen me kokën lartë nga Gjermania.

Spanja luajti me ekipin e dytë, ndërsa Ferran Torres e shënoi golin e vetëm në ndeshje në minutën e 13-të.

Sinjalin e vetëm në pjesën e parë Shqipëria e dha në fund. Kristjan Asllani gjuajti bukur, por portieri i Spanjës ndëryri me sukses.

Pjesa e dytë ishte dukshëm më e mirë për Shqipërinë. Armando Broja rrezikoi seriozisht në mesin e pjesës së dytë, ndërsa me dy goditje provoi edhe Asllani, njëra prej tyre goxha e rrezikshme. Arbër Hoxha i kishte disa shpërthime në krah, ndërsa në fund të rast të mirë sërish kishte Broja.  Por David Raya sërish nuk u mposht.

Dhe kështu fitorja u takoi spanjollëve, që fitojnë Grupin B me nëntë pikë. Spanja fitoi 3:0 ndaj Kroacisë e më pas 1:0 ndaj Italisë. Shqipëria në grupin më të fortë të Evropianit e përfundoi garën me një pikë.

Përkundër eliminimit, paraqitja e Shqipërisë ishte tregim suksesi.

TË FUNDIT