Siguri në trafik gjatë dasmave, Policia e Mitrovicës nis fushatën
S

Siguri në trafik gjatë dasmave, Policia e Mitrovicës nis fushatën

Nën moton “Mos lejoni që dasma juaj të rrezikojë pjesëmarrësit tjerë në trafik”, Policia e Rajonit të Mitrovicës së Jugut ka nisur një fushatë sensibilizimi për parandalimin e sjelljeve të rrezikshme në trafik nga ana e dasmorëve.

Fushata është pjesë e planit operativ “Sezoni Veror 2025” dhe synon ndërgjegjësimin e qytetarëve për pasojat që mund të shkaktojnë veprimet e pakontrolluara gjatë lëvizjes në kolona me vetura, shkruan AutoPortali.

Përveç komunikimit të drejtpërdrejtë me qytetarët, policia po shpërndan fletëpalosje me këshilla praktike për shoferët dhe pasagjerët:

  • të mos ulen në dritaret e automjeteve,
  • të mos nxjerrin pjesë të trupit jashtë,
  • të mos vallëzojnë në rrugë,
  • të mos përdorin pajisje për filmim nga dritaret e automjeteve.

Policia apelon për respektimin e ligjeve dhe rregullave të qarkullimit rrugor, duke theksuar se secili qytetar mund të japë kontributin e tij në rritjen e sigurisë.

Po ashtu, Policia paralajmërojnë se do të ndërmarrin masa ligjore ndaj çdo shkeljeje, me qëllim parandalimin e aksidenteve dhe dukurive të rrezikshme në trafik. /AutoPortali

TË FUNDIT