Red Bull vazhdon me fitore. Max Verstappen ka fituar në dy garat e para, por tema kryesore edhe më tutje është Christian Horner.
Kush është fajtor, kush ka gënjyer?
Dihet që pas hetimeve interne, Christian Horner është liruar nga akuza për sjellje jo të mirë (mesazhe me përmbajtje seksuale) ndaj një punëtoreje. Por, ajo është aty dhe vazhdon të punojë.
Kanë rrjedhur mesazhet që i kanë këmbyer, por askush nuk e ka të qartë çfarë ka ndodhur.
Dikush duhet të jetë përgjegjës për këtë situatë, dikush duhet të shkojë, por askush nuk po shkon.
Sipas informatave nga medie ndërkombëtare, pronarët e Red Bull po mendojnë për largimin e drejtorit Christian Horner. Pse? Nëse hetimet kanë treguar se ai është i pafajshëm, do të thotë se pala tjetër ka gënjyer. Apo ndoshta nuk ka gënjyer”?
Atëherë, pse pronarët e Red Bull po mendojnë të largojnë njeriun i cili këtë skuadër e ka bërë super fuqi në Formula 1. Këtu, diçka vërtet po “kundërmon”.
Horner ende është shef i Red Bull, por duket se nuk është i pafajshëm. Kështu nuk mund të vazhdojë dhe dikush duhet të jetë një “ish” te Red Bull.
Gjithsesi, kjo është tema kryesore në botën e Formula 1 edhe te portalet që e përcjellin më shumë këtë sport.