Ekipi Olimpik i Kosovës ka debutuar sot në Lojërat Olimpike për të Rinj Gangwon 2024.
Lirika Deva garoi në disiplinën e sllallomit të madh dhe u rendit në vendin e 31-të nga 79 garuese, ku 36 prej tyre nuk përfunduan njërin nga dy lëshimet, raporton EOK, transmeton Autoportali.
Koha e Devës nga të dyja lëshimet ishte 1 minutë e 54.87 sekonda.
Në një konkurrencë të fortë, pozita e 31-të vlerësohet e suksesshme për Lirikën, e cila do të garojë të enjten edhe në disiplinën e sllallomit.
Ndryshe, nesër në sllallom të madh do të paraqitet skitari Klos Vokshi.