Nuk zhvilloi ndeshjen e tij më të mirë ndaj Italisë, por Mario Mitaj mbetet në qendër të vëmendjes në tregun e futbollistëve, mbi të gjitha të ekipeve në Serie A. Nuk është një sekret që Mitaj pëlqehet shumë nga Juventus, por për momentin kjo pistë është zbehur disi, pasi drejtuesit e klubit kanë prioritete të tjera.
Sipas TuttoSport, nga kjo situatë kërkon të përfitojë Bologna, me përfaqësues të klubit që e kanë vendosur talentin kuqezi në listën e lojtarëve që do të mbajnë në vëzhgim gjatë këtij evropiani pasi është një profil që i pëlqen shumë.

Bologna do të ishte një opsion i shkëlqyer për Mitajn pasi do të kishte mundësi të luante në Champions League sezonin e ri.



