Sllovenia gaboi në “frymën e fundit”
S

Sllovenia gaboi në “frymën e fundit”

Sllovenia ishte në prag të fitores ndaj Serbisë, por mbrojtja e saj nuk ishte e vëmendshme në momentet e fundit dhe ndeshja u mbyll me barazimin 1:1.

Të dy golat erdhën në pjesën e dytë të sfidës, ku fillimisht ishte Zan Karnicnik, i cili i dhuroi avantazhin djemve të Matjaz Kek, me një aksion fantastik ekipor dhe kur dukej se gjithçka po shkonte drejt fitores sllovene, Luka Jovic kërcen më lart se të tjerët gjatë ekzekutimit të një goditjeje këndi, duke dërguar topin në rrjetën e Oblak.

Falë këtij rezultati, Sllovenia ngjitet në vendin e dytë, të Grupit C, me 2 pikë, 1 më shumë se Danimarka e se Serbia, që ndodhen në vendet 3 dhe 4, me nga një pikë të grumbulluar deri më tani. Ndërkaq, në sfidat e fundit të këtij grupi, Sllovenia do të ndeshet me “Tre Luanët” e Anglisë, ndërsa serbët do të ndeshen me “Vikingët” e Danimarkës.

TË FUNDIT