Sonte me superderbi në basketboll
S

Sonte me superderbi në basketboll

Sigal Prishtina – Trepça është kryendeshja e javës së 23-të të Prince Caffe Superligës.

Mitrovicasit janë në formë të shkëlqyeshme dhe kryesojnë renditjen me 20 fitore e vetëm dy humbje, por ballafaqimet ndërmjet këtyre dy skuadrave janë gjithmonë me rivalitet dhe kështu pritet të jetë edhe sonte. Gjithsesi, kryeqytetasit synojnë të ndërpresin serinë prej 15 fitoreve të “Minatorëve” në kampionat dhe në këtë mënyrë të “harrojnë” humbjen nga Proton Cable Prizreni.

Sonte takohen edhe Peja – Proton Cable Prizreni. Pejanët janë në vendin e dytë me 16 fitore e gjashtë humbje, kurse prizrenasit pas fitores ndaj Sigal Prishtinës janë të motivuar dhe kërkojnë fitoren e radhës, derisa renditen në vendin e shtatë me shtatë fitore e 15 humbje.

Istogu që po paraqitet vetëm me vendorë do të ndeshet me Golden Eagle Yllin, ku therandasit shihen favoritë. Istogasit kanë vetëm një fitore e 21 humbje, derisa Ylli numëron 13 fitore e nëntë humbje.

Kjo xhiro mbyllet me takimin mes Vëllaznimit dhe Bashkimit, që është shumë i vlefshëm, pasi kuqezinjtë janë në vendin e pestë me nëntë fitore e 13 humbje, kurse prizrenasit në vendin e gjashtë me tetë fitore e 14 humbje.

E mërkurë:
19:00 Peja-Proton Cable Prizreni
19:00 Sigal Prishtina-Trepça
E enjte:
17:00 Istogu-Golden Eagle Ylli
19:00 Vëllaznimi-Bashkimi

TË FUNDIT