Sot dy ndeshje, Drita synon t’u afrohet kryesuesve
S

Sot dy ndeshje, Drita synon t’u afrohet kryesuesve

Me dy ndeshjet që zhvillohen sot, mbyllet java e 25-të e Albi Mall Superligës së Kosovës në futboll.

Humbjet që i pësuan dje Ballkani dhe Llapi nga Fushë Kosova, përkatësisht Malisheva, i kanë dhënë mundësinë Dritës që përsëri të jetë në rrethin e ngushtë të kandidatëve për titull.

Gjilanasit sot janë mysafirë të Feronikelit ’74 dhe fitorja eventuale do t’i afronte në vetëm dy pikë me Ballkanin e një me Llapin.

Është e sigurt se për ta arritur këtë nuk do ta kenë aspak lehtë, pasi edhe Feronikeli do të japë maksimumin për rezultat pozitiv dhe në këtë mënyrë të shmangë pozitën që e dërgon në “play-out”.

Në ndeshjen tjetër, Prishtina e pret Dukagjinin në ndeshjen që pritet të zhvillohet në stadiumin “Sami Kelmendi”.

Kryeqytetasit janë në kuotën e 34 pikëve, tri më tepër se rivali i sotëm.

Të dyja ndeshjet pritet të fillojnë nga ora 13:00.

TË FUNDIT