Sot “priten” dy “biletat” e fundit për çerekfinale
S

Sot “priten” dy “biletat” e fundit për çerekfinale

Pas dy ndeshjeve të sotme do të kompletohet çerekfinalja e Ligës së Kampionëve.

Ndeshja më interesante padyshim se do të zhvillohet në “Wanda Metropolitano”, ku Atletico Madridi synon ta shkrijë epërsinë e Interit prej 1-0 , të cilën skuadra italiane e krijoi në ndeshjen e parë.

Në ndeshjen tjetër, Borussia Dortmundi synon ta sigurojë kualifikimin në ‘Signal Iduna Park’ pas barazimit 1-1 në udhëtim te PSV Eindhoven.

Të dy ndeshjet janë planifikuar të fillojnë nga ora 21:00.

Ekipet që kanë siguruar tashmë kalimin në çerekfinale janë: Manchester City, Real Madridi, Barcelona, Paris Saint-Germain, Bayern Munich dhe Arsenal.

TË FUNDIT