Të premten parashikohet të mbajë mot kryesisht me diell.
Sipas MeteoKosova, era do të fryjë nga drejtimi i veriut dhe verilindjes, e cila herë pas here pritet të jetë e fuqishme lokalisht, me shpejtësi prej 10-40 km/h, përcjell AutoPortali.
Temperaturat minimale do të lëvizin prej 6 deri në 11°C, ndërsa ato maksimale prej 23 deri në 28°C.