Spanja është lidere e Grupit B në EURO 2024, pasi mposhti Italinë 1-0, duke siguruar kalimin në fazën e eliminimit direkt.
Në minutën e 24-t, Alvaro Morata detyroi Gianluigi Donnarumman të bënte një intervenim brilant.
Fabian Ruiz (41′) testoi bashkëlojtarin e tij te PSG, por që gardiani italian ishte shumë i vëmendshëm.
Në 45 minutat e parë u pa një lojë shumë fizike, sidomos nga Azzurët, që bënin ndërhyrje të ashpra.
Edhe pjesa e dytë u dominua nga Spanja, që me shumë mund edhe ia doli të realizonte golin e epërsisë.
Në fakt, ishte një auto-gol, pasi Riccardo Calafiori e futi topin në rrjetën e tij në minutën e 55-të.
Italianët tentuan që së paku të barazonin shifrat, mirëpo spanjollët ishin shumë të vëmendshëm në mbrojtje.
Spanja ka tani gjashtë pikë, Italia me tri, Shqipëria dhe Kroacia me nga një. Në rrethin e fundit të fazës së grupeve, Kuqezinjtë takohen me spanjollët, ndërsa kroatët me Azzurët.



