Studentët pastrojnë ambientet e UP-së pasi punëtorët janë në grevë
S

Studentët pastrojnë ambientet e UP-së pasi punëtorët janë në grevë

Rreth 220 punëtorë teknikë dhe të sigurimit fizik të Universitetit të Prishtinës (UP), momentalisht gjenden në grevë për shkak të pagave të ulëta.

E si pasojë e kësaj, studentët kanë pastruar hapësirën e universitetit, ku me ç’rast ka reaguar kryetari i Sindikatës së Punëtorëve të Sektorit Privat, Jusuf Azemi.

Ai ka thënë se pret përkrahje edhe nga nxënësit, shkruan AutoPortali.

“Kur disa studentë mundohen t’i zëvendësojnë grevistët e UP duke bërë pastrimin e disa korridoreve, ne i inkurajojmë që këtë ta bëni deri në pafundësi por s’ju japin as juve më shumë se 300 euro. Ne presim përkrahje nga studentët dhe jo thyerje të grevës. Me këto veprime nuk mund ta frikësoni askënd, me përjashtim të atyre që iu fusin në këtë lojë”, ka shkruar Azemi në Facebook./AutoPortali/

May be an image of 2 people

May be an image of 2 people, table and clothes iron

May be an image of 4 people

May be an image of 2 people

May be an image of 3 people

May be an image of 2 people

TË FUNDIT