Superkompjuteri i Inteligjencës Artificiale ka parashikuar se finalja e Kupës së Botës për Klube, që do të zhvillohet në korrik, do të jetë ndërmjet Real Madridit dhe Paris Saint-Germain.
Turneu nis këtë fundjavë në stadiumin “Hard Rock” të Miamit, me ndeshjen hapëse mes Inter Miami dhe Al-Ahly të Egjiptit, dhe për herë të parë mbahet me 32 skuadra. Finalja e madhe do të luhet më 13 korrik, transmeton AutoPortali.
Sipas parashikimeve, Real Madridi do të shpallet kampion i botës, pasi do të fitojë ndaj PSG-së me rezultatin 3-2. Kylian Mbappe pritet të shënojë dy gola për ekipin francez, ndërsa për Realin do të realizojnë Vinicius Junior, Ousmane Dembele dhe Fabian Ruiz.
Fitorja në këtë turne do t’i sigurojë Real Madridit një shpërblim financiar prej rreth 150 milionë dollarësh, si dhe të drejtën për të mbajtur stemën e Kampionit të Botës në fanellë për katër vitet e ardhshme.
Pavarësisht pjesëmarrjes së emrave të mëdhenj, si Lionel Messi me Inter Miami, interesi i tifozëve për ndeshjet e para të turneut ka qenë relativisht i ulët, duke shtyrë FIFA-n të marrë hapa për ta promovuar më shumë ngjarjen.