Superkompjuteri parashikon fituesin e Evropianit
S

Superkompjuteri parashikon fituesin e Evropianit

EURO 2024 është parashikuar nga një superkompjuter. Turneu i shumëpritur fillon më 14 qershor, me vendin organizator Gjermaninë që do të luajë me Skocinë në “Allianz Arena” në Munih.

Tifozët e futbollit në gjithë botën, aktualisht po debatojnë se kush do të fitojë turneun, i cili u fitua për herë të fundit nga Italia e Roberto Mancinit.

Dhe një superkompjuter ka parashikuar se kush do të ngre trofeun më 14 korrik duke analizuar formën e 24 skuadrave në garë.

Opta ka simuluar EURO 2024 10.000 herë për të përcaktuar skuadrën që ka më shumë gjasa për të fituar turneun.

Dhe superkompjuteri i tyre ka llogaritur se Anglia e Gareth Southgate kanë një shans afërsisht 19.9 për qind për të qenë fituese e 17-të e kësaj gare.

Franca, e cila arriti në finalen e Kupës së Botës 2022 – ka një shans 19.1 për qind për të fituar garën,  megjithëse ka 30.4 për qind gjasa për të shkuar në finale.

Gjermania mikpritëse, ndërkohë, ka vetëm 12.4 për qind shanse për të fituar trofeun në tokën vendase.

Kampionët në fuqi, Italia, kanë vetëm 11.4 për qind shanse për të arritur në finale dhe pesë për qind për të ruajtur trofeun.

Superkompjuteri i jep 11.6 për qind shanse Shqipërisë për të arritur në çerekfinale, 3.2 për qind në gjysmëfinale, 0.8 për qind në finale dhe 0.2 për qind për të ngritur trofeun.

TË FUNDIT