Sylvinho “ndez” atmosferën duke folur shqip para tifozëve (VIDEO)
S

Sylvinho “ndez” atmosferën duke folur shqip para tifozëve (VIDEO)

Shqipëria është një prej Kombëtareve me interesimin më të lartë të tifozëve në këtë Kampionat Evropian. Përpos interesimit të lartë për bileta, tifozët shqiptarë po e tregojnë mbështetjen e tyre edhe në seancat stërvitore. Një grup tifozësh ishin të pranishëm në qendrën stërvitore të ekipit kombëtar, ku kanë mbështetur nga afër lojtarët.

Këta të fundit, së bashku me Sylvinhon, kanë shkuar për t’i takuar dhe për të dhënë autografe, apo për të shkrepur disa fotografi me personat e pranishëm. Sylvinho emocionoi shqiptarët, duke i falënderuar në gjuhën shqipe. Gëzimi shihej qartë në fytyrën e trajnerit brazilian, i cili dukej i kënaqur me përkrahjen e pakushtëzuar të tifozëve për Kombëtaren që ai drejton.

TË FUNDIT