Të premten, shorti për gjysmëfinalen e Kupës
T

Të premten, shorti për gjysmëfinalen e Kupës

Gara për Kupën e Kosovës në futboll ka hyrë në fazën përfundimtare. Të premten, më 15 mars, në orën 13:00, në selinë e Federatës së Futbollit të Kosovës bëhet tërheqja e shortit për gjysmëfinale.

Pjesëmarrjen në këtë fazë të garave e kanë siguruar Prishtina, Ballkani, Drita dhe Suhareka.

Ndeshjet e kësaj faze do të luhen me sistem vajtje-ardhje.

Kujtojmë që fituesi i Kupës së Kosovës do të shkojë në rrethin e dytë të kualifikimeve të Ligës së Evropës.

Fituesi aktual i Kupës së Kosovës është skuadra kryeqytetase Prishtina, e cila synon të përsërisë këtë sukses dhe të marrë pjesë në garat evropiane.

TË FUNDIT