Tentoi të korruptonte me 50 euro policin, arrestohet shoferi
T

Tentoi të korruptonte me 50 euro policin, arrestohet shoferi

Një 38-vjeçar nga Tirana është proceduar penalisht pas tentativës për të korruptuar punonjësit e Policisë që e ndaluan për shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor.

Gjatë një patrullimi në rrugën “Lefter Talo” në Sarandë, shërbimet e Sektorit të Forcës së Posaçme “Shqiponja” konstatuan një automjet tip “BMW” i ndaluar që pengonte qarkullimin normal të mjeteve të tjera. Pas ndalimit dhe veprimeve procedurale, drejtuesi i automjetit, shtetasi L. B., tentoi t’u jepte policëve 50 euro për të shmangur ndëshkimin ligjor për shkeljen e konstatuar, shkruan AutoPortali.

Shtetasi L. B. u shoqërua në Komisariatin e Policisë Sarandë, ndërsa Oficeri i Policisë Gjyqësore i Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Sarandë i referoi materialet prokurorisë.

Në bazë të këtyre, ndaj tij nisi procedimi në gjendje të lirë për veprën penale “Korrupsioni aktiv ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”.

Rasti shërben si paralajmërim për drejtuesit e mjeteve që tentojnë të ndikojnë në punën e organeve të rendit dhe thekson angazhimin e Policisë për të ndëshkuar çdo tentativë korrupsioni.

TË FUNDIT