Testarossa unike pa xham përpara, krijuar nga Franco Sbarro, del në shitje pas 30 vitesh
T

Testarossa unike pa xham përpara, krijuar nga Franco Sbarro, del në shitje pas 30 vitesh

Në fillim të viteve 2020, makinat me tavan të hapur dhe pa xham përpara u bënë trend, me emra si McLaren, Aston Martin dhe Ferrari që eksperimentonin me dizajne të guximshme. Por kjo ide nuk ishte e re. Që në vitin 1995, një pronar i Ferrarit parashikoi këtë trend dhe, me ndihmën e dizajnerit zviceran Franco Sbarro, realizoi një version ekstrem të Testarossa-s.

Duke ruajtur motorin origjinal V12 4.9-litërsh me 390 kuaj/fuqi dhe kuti manuale me pesë shpejtësi, Sbarro e transformoi karrocerinë: hoqi xhamin e përparmë, instaloi dyer gërshërë dhe ridizajnoi pjesën e sipërme me një strukturë tubash të trashë që ofronin mbrojtje dhe drejtonin ajrin nga përpara drejt pjesës së pasme.

Brendësia ishte po aq futuriste – instrumentet u vendosën në qendër të panelit dhe ulëset u integruan në strukturën e veturës, një qasje që sot e shohim në shumë hiper-vetura moderne.

Vetëm tre njësi u prodhuan, por kjo është e vetmja e regjistruar për përdorim rrugor. Aktualisht, ndodhet në shitje në Gjermani dhe çmimi ofrohet me kërkesë.

TË FUNDIT