Sipas të dhënave të raportuara në Qendrën Kombëtare Operacionale të Emergjencave Civile në Shqipëri deri të enjten janë raportuar 18 vatra zjarri, nga të cilat janë shuar 10 dhe 8 janë aktive, shkruan Abcnews.
Aktualisht, janë aktive vatrat në Dibër, Fier, Vlorë, Gjirokastër dhe Elbasan, përcjell AutoPortali.
“Në operacionet për shuarjen e zjarreve u angazhuan 29 automjete zjarrfikëse dhe 291 forca operacionale. Gjithashtu në operacionet e ditës së sotme marrin pjesë edhe FA me 2 helikopterë, 120 trupa dhe 4 automjete zjarrfikëse“, thuhet ndër tjera.





