Themeluesi i dinastisë Red Bull F1 largohet pas 20 vitesh
T

Themeluesi i dinastisë Red Bull F1 largohet pas 20 vitesh

Helmut Marko, 82 vjeç, njeriu që krijoi programin e Red Bull në Formula 1 dhe figura më me ndikim pas Bernie Ecclestone, ka vendosur të tërhiqet. Largimi i tij vjen pas një periudhe të trazuar në ekip, ku Red Bull humbi titullin e konstruktorëve dhe Max Verstappen dorëzoi titullin kampion ndaj Lando Norrisit.

Marko ishte i njohur për vendime të rrepta dhe kritika të drejtpërdrejta, shpesh duke larguar pilotë brenda natës. Por ai është edhe njeriu që zbuloi dhe ngriti dy kampionë të mëdhenj: Sebastian Vettel dhe Max Verstappen.

Ai kujton se që në takimin e parë me Maxin 16-vjeçar e kuptoi se “kishin një Senna të ri”.

Marko ishte vendimtar në promovimin e Verstappen në Red Bull në 2016, vendim që ndryshoi historinë e ekipit. Pa të, nuk do të kishte katër tituj radhazi, 71 fitore dhe dominimin 15-vjeçar të skuadrës.

Thuhet se Verstappen ka zgjedhur të qëndrojë edhe një sezon për shkak të Markos, para se të vendosë për të ardhmen nga 2027.

Në lamtumirën e tij, Marko tha:

“Kam bërë gjithçka që kam mundur. Programin e lë në duart e njerëzve të besuar. Maxi nuk ka më nevojë për mua – është bërë më i miri ndonjëherë”.

TË FUNDIT