Tragjedi në Vlorë: Humb jetën një 9-vjeçar pas aksidentit nga një shofer i dehur
T

Tragjedi në Vlorë: Humb jetën një 9-vjeçar pas aksidentit nga një shofer i dehur

Një aksident tragjik ka ndodhur mbrëmjen e 24 korrikut në aksin rrugor Palasë–Dhërmi, ku një fëmijë 9-vjeçar ka humbur jetën dhe një 20-vjeçar është plagosur rëndë.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 23:10, kur një automjet, i drejtuar nga shtetasi M. K., 36 vjeç, banues në Librazhd, ka dalë nga rruga dhe është përplasur me bordurën anësore. Sipas të dhënave paraprake nga Policia e Vlorës, shoferi ndodhej në gjendje të dehur në momentin e aksidentit, shkruan AutoPortali.

Përplasja ka qenë fatale për një nga pasagjerët, një fëmijë 9-vjeç, i cili ka ndërruar jetë në vendngjarje. Ndërsa pasagjeri tjetër, një i ri 20-vjeç me inicialet E. A., është transportuar me urgjencë në Spitalin e Traumës në Tiranë, ku ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Policia ka arrestuar në flagrancë drejtuesin e mjetit për veprën penale “Drejtimi i automjetit në mënyrë të parregullt”. Hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit vijojnë.

 

TË FUNDIT