Një tragjedi e madhe ka tronditur botën e automobilizmit pak para fillimit të Kampionatit Evropian të Rellyt. Piloti italian 21-vjeçar, Matteo Doreto, ka humbur jetën në mënyrë tragjike gjatë një prove testuese pranë vendit Elganovo në Poloni.
Sipas mediave lokale, Doretto gjatë stërvitjes humbi kontrollin mbi makinën e tij “Peugeot 208 Rally4”, doli nga pista dhe, pothuajse pa frenuar fare, u përplas me një pemë. Zjarrfikësit dhe ekipet e ndihmës së shpejtë mbërritën shpejt në vendngjarje, por për të riun italian nuk kishte më asnjë shpresë, ai ndërroi jetë në vend.
Shoku i tij i skuadrës dhe bashkëudhëtari, Samuele Pelegrino, pati më shumë fat. Ai arriti të dilte nga automjeti i shkatërruar dhe u transportua në spital, ku aktualisht ndodhet nën kujdes mjekësor. Sipas informacioneve të fundit, gjendja e tij është stabile.
Matteo Doretto konsiderohej si një nga shpresat më të mëdha të rallyt italian. Së fundmi kishte fituar titullin kampion për të rinj dhe shumëkush e shihte si një yll të ardhshëm në skenën evropiane dhe botërore të automobilizmit.