Transport i paligjshëm në Shtërpcë, konfiskohet automjeti
T

Transport i paligjshëm në Shtërpcë, konfiskohet automjeti

Në kuadër të planit operativ “Mbrojtja e Pyjeve 2025”, njësitet policore të stacionit në Shtërpcë kanë realizuar një aksion në segmentin rrugor ndërmjet fshatrave Drajkovc – Brod, ku është ndaluar dhe konfiskuar një automjet i tipit “Renault” me targa vendore, i drejtuar nga personi I.B.

Sipas njoftimit të Policisë, i njëjti po transportonte drunj pa dokumentacionin përkatës.

“Aksioni është realizuar mbi bazën e disa informacioneve operative, ndërsa automjeti dhe materiali drusor janë sekuestruar për procedura të mëtejme ligjore nga zyrtarët e pyjeve”, thuhet në njoftimin e tyre, përcjell AutoPortali.

Policia Rajonale e Ferizajt do të vazhdojë angazhimin për parandalimin dhe luftimin e prerjes dhe tregtimit të paligjshëm të drunjve.

Njoftimi i plotë:

Plani Operativ “Mbrojtja e Pyjeve 2025” në Shtërpcë

Ferizaj, 11.07.2025

Në kuadër të planit operativ “Mbrojtja e Pyjeve 2025”, më datë 10.07.2025, njësitet policore të stacionit në Shtërpcë kanë realizuar një aksion në segmentin rrugor ndërmjet fshatrave Drajkovc – Brod, ku është ndaluar dhe konfiskuar një automjet i tipit “Renault” me targa vendore, i drejtuar nga personi I.B., i cili transportonte drunj pa dokumentacionin përkatës.

Aksioni është realizuar mbi bazën e disa informacioneve operative, ndërsa automjeti dhe materiali drusor janë sekuestruar për procedura të mëtejme ligjore nga zyrtarët e pyjeve.

Policia Rajonale e Ferizajt do të vazhdojë angazhimin për parandalimin dhe luftimin e prerjes dhe tregtimit të paligjshëm të drunjve, duke ftuar qytetarët të bashkëpunojnë përmes raportimit të rasteve në numrat :

📞 192
📞 0290/326-250
📞 0290/322-406
📲 Aplikacionit “Lajmëro Policinë”

Informacionet e raportuesve trajtohen me konfidencialitet të plotë

TË FUNDIT