Tre persona të lënduar nga aksidenti mes tri veturave te Rrethi i Flamurit
T

Tre persona të lënduar nga aksidenti mes tri veturave te Rrethi i Flamurit

Tre persona janë lënduar si pasojë e një aksidenti mes tri veturave në rrugën “Jusuf Gërvalla” në Prishtinë, konkretisht te Rrethi me Flamur.

Rastin për AutoPortalin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Prishtinës, Enis Pllana.

“Sot rreth orës 08:30 kemi pranuar informatën për një aksident trafiku me lëndime në rrugën “Jusuf Gërvalla” në Prishtinë. Në aksident janë përfshirë tri vetura. Si pasojë lëndime kanë pësuar tre persona, të cilët kanë pranuar tretman mjekësor. Me rastin po merret Njësia e Trafikut të Kryeqytetit”, thuhet në përgjigjen e Pllanës.

Aksident trafiku në Prishtinë, ende nuk dihet nëse ka persona të lënduar

TË FUNDIT