Legjenda e futbollit botëror, Diego Armando Maradona, ndërroi jetë në moshën 60-vjeçare, më 25 nëntor 2020, ndërsa gjyqi për vdekjen misterioze të tij ka nisur në Gjykatën e San Isidros.
Fernando Burlando, avokati që përfaqëson vajzat e kampionit argjentinas, synon të identifikojë jo vetëm ata që janë përgjegjës për vdekjen e tij, por edhe arsyen e vërtetë pas përfundimit tragjik të “Diez”.
“Unë nuk jam i bindur se njerëzit e lidhur me shëndetin e Diegos ishin vërtet të interesuar për ta vrarë atë. Sidoqoftë, ekziston një interes i qartë i dikujt për ta vrarë atë”.
Vajzat vazhdojnë betejën e tyre në kërkim të së vërtetës. “Nuk do të ndalemi kurrë”, shkruan Dalma dhe Giannina në rrjetet sociale, para seancës.

Të mërkurën, prokurori kërkoi një inspektim në shtëpinë e Tigres në Buenos Aires, ku ishkampioni i Napolit jetoi ditët e fundit të jetës në kushte kritike, pas operacionit delikat.
Midis të akuzuarve janë neurokirurgu Leopoldo Luque, psikiatri Agustina Cosachov, psikologu Carlos
Díaz, doktoresha Nancy Forlin, koordinatori i infermierisë Mariano Perroni, infermieret Ricardo Omar Almiron dhe Dahiana Gisela Madrid, mjeku i përgjithshëm Pedro Di Spagna.



