“Tronditet” Roma, Dybala drejt gjigantit evropian

“Tronditet” Roma, Dybala drejt gjigantit evropian

Nën drejtimin e trajnerit Daniele De Rossi, Roma është duke kaluar në një periudhë shumë të mirë, ashtu sikur edhe sulmuesi i saj Paulo Dybala.

Por, që të mos jetë gjithçka e qetë, kanë menduar mediat spanjolle. Sipas Sport, ylli argjentinas ka përfunduar në shënjestrën e Barcelonës. Kjo nuk është hera e parë që emri i Dybalas lidhjet me një transferim të mundshëm tek ekipi blaugrana, pasi edhe më herët Barcelona ka tentuar të joshë Dybalan.

Këtë verë diskutimi mund të jetë ndryshe, më konkret, pasi Dynala ka një klauzolë largimi shumë të ulët, 12 milionë euro, një shifër që jo vetëm Barcelona, por shumë skuadra do ta paguanin me kënaqësi.

TË FUNDIT