Legjenda e boksit amerikan dhe botëror, Mike Tyson do të rikthehet edhe njëherë në ring. Më 20 qershor, ai do të boksojë me Jake Paul.
Ish-kampioni i botës, 57-vjeçari Tyson është 30 vjet më i vjetër se Paul. Meçi do të mbahet në “Dallas Cowboys”, ndërsa ende nuk dihet nëse do të ketë karakter profesional apo ekzibicional.
“Mezi e pres përballjen me Paul. Ai ka përparuar shumë në boks dhe do të shohim çfarë mund të bëjë dëshira dhe ambicia e një djaloshi kundër përvojës dhe dijes së GOAT”, ka thënë Tyson.
Tyson në karrierën e tij profesionale nga viti 1985 deri në vitin 2005, ka biulancprej 50 fitoresh dhe 6 humbjesh. U kthye në ring në vitin 2020 kur meçi kundër një tjetër legjende, Roy Jones, përfundoi barazim pas tetë raundesh.
Paul, 27 vjeç, u bë i famshëm si një ‘Youtuber’, dhe që nga viti 2020 është në karrierë profesionale në boks. Në dhjetë meçe, ka nëntë fitore, dhe humbjen e vetme ia shkaktoi Tommy Fury.