UEFA, Federata Evropiane e Futbollit, ka vendosur të përjashtojë nga Kampionati Evropian i Futbollit gazetarin kosovar Arlind Sadiku.
Lajmi ende nuk është zyrtar, por burime nga mediat kosovare konfirmojnë vendimin e marrë.
Sadiku, që komenton eventin europian bashkë me gazetarin Dritan Shakohoxha, nuk është lejuar të hyjë në konferencën për shtyp të Shqipërisë, para ndeshjes që kuqezinjtë kanë sot me Kroacinë.
Madje, atij i është hequr edhe akreditimi dhe nuk do të jetë sot në komentim. Ky vendim është marrë për shkak se agzetari Sadiku ka bërë shenjën e shqiponjës para tifozëve serbë që ndodheshin në stadium, para takimit Angli-Serbi.
Ky gjest i gazetarit Arlind Sadiku erdhi pas koreve raciste që tifozët serbë po bënin ndaj shqiptarëve, për të cilët UEFA ka heshtur deri më tani.



