Ukraina fiton me përmbysje ndaj Sllovakisë
U

Ukraina fiton me përmbysje ndaj Sllovakisë

Ukraina i ka arkëtuar tri pikët e para në EURO 2024, pasi e ka mposhtur me rikthim Sllovakinë me rezultat 2-1 në kuadër të xhiros së dytë në Grupin E.

Nuk vonoi shumë dhe ndeshja u zhbllokua, me Ivan Schranz që shënoi për 1-0 në të mirë të sllovakëve.

Ukraina vetëm pasi pësoi gol filloi të luajë, duke krijuar disa raste me Oleksandr Tymchyk dhe Oleksandr Zinchenko, por pjesa e parë u mbyll me epërsinë e sllovakëve.

Duke e ditur pozitën e tyre, ukrainasit nisën furishëm pjesën e dytë, me Mykola Shaparenko që shënoi pas asistimit të Zinchenko për 1-1.

Kur zhvillohej minuta e 80-të, Ukraina mori epërsinë me Roman Yaremchuk që shënoi për 2-1, duke dërguar në festë ukrainasit.

Deri në fund sllovakët u munduan të barazonin, por nuk ia dolën.

Pas kësaj fitoreje Ukraina kthehet në lojë dhe ka 3 pikë, aq sa Sllovakia dhe Rumania.

TË FUNDIT