Usyk jep lajmin e papritur
U

Usyk jep lajmin e papritur

Boksieri ukrainas Oleksandr Usyk, ka shokuar fansat duke zbuluar se dëshiron të bëjë një ndryshim të madh në karrierë pas revanshit me Tyson Fury, në fund të këtij viti. Ai u bë kampion i padiskutueshëm në peshën e rëndë, pas fitores me vendim shumice ndaj Fury gati një muaj më parë.

Dhe Usyk ka lënë të kuptohet se sfida e tij e dytë me Fury mund të jetë e fundit në peshën e rëndë. Ukrainasi po mendon seriozisht të rikthehet në peshën e mëparshme, atë “cruiserweight”, ku gjithashtu ishte kampion i padiskutueshëm. Usyk nuk ka asnjë humbje në karrierën e tij.

Duke folur për mediat, ukrainasi tha: “Mendoj se, pas revanshit, mund do të zbres në peshën time ‘cruiserweight’. Unë e dua më shumë atë peshë. Mund të jem sërish kampion bote në atë Divizion. Ky është plani im, pasi kur nis përgatitjen për ndonjë duel në peshën e rëndë duhet të ha çdo herë. Për mua është e vështirë”.

Usyk është natyrshëm më i vogël për kategorinë e peshave të rënda dhe duket qartë se e ka të vështirë të shtojë peshë për t’u përballur me rivalë të përmasave të tilla si Tyson Fury dhe Anthony Joshua. Fury ishte 18 kg., më i rëndë se Usyk në duelin që ata zhvilluan në Riad më 18 maj.

Një fitore e dytë ndaj Fury do ta linte ukrainasin me dy fitore ndaj dy emrave më të mëdhenj të Divizionit, ndaj dhe motivimi për të vazhduar në peshën e rëndë mund të mos jetë i tillë. Usyk u pyet gjithashtu nëse Tyson Fury ishte lufta e tij më e vështirë dhe më e forta që është goditur.

“Lufta më e ashpër, po. Grushti më i madh, jo. Sepse Derek Chisora ishte një rival shumë i ashpër. Kur mora një grusht prej tij unë thashë, ‘O Zot. Si një shkop bejsbolli”, shprehet Usyk.

TË FUNDIT