Usyk në top formë, po stërvitet për meçin e radhës
U

Usyk në top formë, po stërvitet për meçin e radhës

Kampioni i botës në boks, Oleksandr Usyk, po vijon përgatitjet intensive në prag të sfidës së tij të radhës në ring.

Boksieri ukrainas ka publikuar një video në rrjetet sociale, ku shfaqet mjaft i motivuar dhe në formë të shkëlqyer gjatë seancave stërvitore, duke treguar entuziazëm dhe përqendrim maksimal para përballjes së shumëpritur.

Gjatë muajit maj, Usyk do të përballet me holandezin Rico Verhoeven, në një duel që ka zgjuar interes të madh në botën e sporteve luftarake.

Sipas planifikimit, meçi pritet të zhvillohet më 23 maj në kompleksin historik Pyramids of Giza, një arenë spektakolare që pritet t’i japë ngjarjes një dimension unik dhe madhështor.

TË FUNDIT