Valdet Kaçandolli i gjashti në Glasbach
V

Valdet Kaçandolli i gjashti në Glasbach

Valdet Kaçandolli e ka vazhduar aventurën e tij evropiane. Pas Austrisë, Spanjës, Portugalisë e Çekisë, Kaçandolli në këtë fundjavë ishte pjesëmarrës në garën në Glasbach të Gjermanisë.

Në një konkurrencë shumë të fortë, ai me Suzuki Swift u rendit i gjashti në Grupin 3, me kohën e përgjithshme 05:16.016 minuta (02:39.759 dhe 02:36.257).

Anëtari i Prishtina Racing Team është duke e realizuar ëndrrën e tij jetësore, duke marrë pjesë në të gjitha garat e Kampionatit Evropian.

Sfida e tij e radhës do të jetë gara Trofeo Vallecamonica në Itali, e cila mbahet më 12-14 korrik.

 

TË FUNDIT