Valë e të nxehtit godet Amerikën e Veriut, dhjetëra të hospitalizuar
V

Valë e të nxehtit godet Amerikën e Veriut, dhjetëra të hospitalizuar

Valët ekstreme të të nxehtit kanë përfshirë pjesën lindore të Amerikës së Veriut, duke çuar dhjetëra persona në spitale për shkak të problemeve shëndetësore të shkaktuara nga temperaturat e larta, transemton AutoPortali.

Mbi 150 persona janë sëmurë gjatë një ceremonie diplomimi të mbajtur në ambient të hapur në New Jersey të hënën, çka bëri që kryetari i qytetit Paterson, Andre Sayegh, të shpallë gjendje të jashtëzakonshme.

Mediat amerikane njoftojnë se disa prej ceremonive të diplomimit në zonë janë anuluar si pasojë e rrezikut shëndetësor. Autoritetet lokale e cilësuan incidentin si një rast “me viktima masive”, për shkak të numrit të lartë të të prekurve.

Ndërkohë, në Washington DC, gjatë një koncerti të grupit korean “Stray Kids”, gjashtë persona u dërguan në spital për trajtim mjekësor, sipas raportimeve të “CBS News”.

Paralajmërimet për të nxehtit ekstrem janë në fuqi nga pjesa qendrore-perëndimore e ShBA-së deri në bregun lindor, si dhe në disa zona të Kanadasë, përfshirë Ontarion, Quebecun dhe Nova Scotian. Kjo valë e të nxehtit pritet të prekë mbi 160 milionë njerëz gjatë kësaj jave.

Në Karolinën e Veriut, gjithashtu u raportuan dhjetëra raste të tjera të sëmundjeve të ndërlidhura me vapën. Në pjesën qendrore të shtetit, mediat raportojnë se të paktën 41 persona, përfshirë fëmijë, kanë kërkuar ndihmë në spitale.

Autoritetet në rajonet e prekura po bëjnë thirrje për kujdes të shtuar, shmangie të aktiviteteve fizike në orët e nxehta dhe përdorim të qendrave për freskim që janë hapur për publikun./AutoPortali/

TË FUNDIT