Valverde: Djali im ka një idhull tjetër, jo mua
V

Valverde: Djali im ka një idhull tjetër, jo mua

Futbollisti i Real Madridit, Federico Valverde, e ka pranuar se djali i tij, Beni, nuk shkon në stadium për ta parë atë, por për të parë Vinicius Junior.

Braziliani konsiderohet si një nga lojtarët më të mirë në lojë dhe ka shënuar 16 gola e tetë asistime në 27 ndeshje në të gjitha garat këtë sezon tashmë.

Pasi sulmuesi u pa duke bërë fotot me djalin e Valverde, Benicio, një gazetar pyeti uruguaianin: “Ditën tjetër pamë një foto të Benit (djali i Fedes) me Vini Jr, a është ai idhulli i tij?”.

Duke iu përgjigjur pyetjes, mesfushori tha: “Po, po (qesh). Nuk e di a të them se është për të ardhur keq apo është në rregull. Sepse do të doja që ai të thoshte që unë jam idhulli i tij një ditë, por nuk jam, është Vini. (qesh). E thotë shumë herë”.

“Ditë, natë, sa herë që shohin ndeshjet. Ai vjen për të parë Vinin, jo mua. Është mirë, ai është i vogël, por e shikon Vinin me një admirim, kështu që është e bukur”, shtoi më tej ai.

TË FUNDIT